Qytetarët sërish protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë

Qytetarët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë në Tiranë, në vijim të protestave kundër qeverisë në ditën e 177-të, ndërsa tubimi është shoqëruar me tensione dhe përplasje me efektivët e Policisë.

Qytetarët kanë qëndruar në trotuarin pranë godinës së Kryeministrisë, por efektivët e policisë u janë afruar dhe kanë tentuar ti largojnë me forcë nga zona.

Ndërhyrja ka shkaktuar kundërshtimin e protestuesve, të cilët kanë pretenduar se po zhvillojnë një tubim paqësor dhe kanë ngritur shqetësimin se nuk po u lejohet të protestojnë as në trotuar.

Protestat kundër qeverisë vijojnë prej muajsh, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar mobilizim më të madh më 28 Nëntor.

The post Qytetarët sërish protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë appeared first on GIJOTINA.