Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, i njohur si “Sel Çami”, ka përfunduar ndërhyrjen kirurgjikale në Spitalin e Fierit, pasi mbeti i plagosur rëndë gjatë atentatit të ndodhur sot në oborrin e banesës së familjes.
Hasani ka marrë katër plumba në trup dhe, pas përfundimit të operacionit, është dërguar në repartin e reanimacionit, nën masa të rrepta sigurie ku raportohet në gjendje kritike për jetën.
Atentati ndodhi teksa Selami Hasani po punonte në murin rrethues të banesës së tij. Autorët e qëlluan me armë zjarri, duke i marrë jetën, ndërsa nipi i tij, Jakup Hasani, mbeti i plagosur rëndë.
Deri tani nuk dihet ende se kush janë autorët, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona për ti marrë në pyetje lidhur me rastin.
The post Mori 4 plumba në trup/ Del nga operacioni nipi i “Sel Çamit”, në gjendje kritike për jetën appeared first on GIJOTINA.