Protestuesi: Nuk ndalemi! 24 orë në rrugë deri në rrëzimin e sistemit

Një qytetar që iu bashkua protestës para Kryeministrisë deklaroi se qytetarët do të vijojnë qëndresën deri në rrëzimin e sistemit, duke theksuar se në shesh kanë dalë për të ardhmen e fëmijëve dhe studentëve.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se protesta do të vijojë 24 orë pa ndërprerje dhe se qytetarët nuk do të tërhiqen deri në largimin e establishmentit aktual. Ai e cilësoi tubimin paqësor dhe tha se pjesëmarrësit kanë dhënë një shembull për botën.

“Ne kemi dalë për fëmijët tanë dhe studentët. 24 orë non stop deri në rrëzimin e sistemit, nuk ndalemi. Duke mos dalë në rrugë nga turpi i shtetasve që gjoja i kanë votuar, kjo nuk është qeverisje.

Ne jemi paqësorë, i kemi dhënë shembull të gjithë botës. I madh e i vogël do të jemi në rrugë derisa ky establishment të bjerë”, deklaroi qytetari.

Ai iu drejtua edhe efektivëve të Policisë së Shtetit, duke pretenduar se një pjesë e tyre janë në krah të protestuesve dhe duke bërë thirrje që uniforma të mos përdhoset.

The post Protestuesi: Nuk ndalemi! 24 orë në rrugë deri në rrëzimin e sistemit appeared first on GIJOTINA.