Protestuesit i “gdhendin” Ramës përgjigjen në tavolinën e gurtë para Kryeministrisë: Dorëheqje!

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur çdo mëngjes ftesën për dialog drejtuar studentëve dhe protestuesve, duke vendosur letra me mbishkrimin “Dialog” mbi tavolinën e gurtë përpara godinës së Kryeministrisë. Por përgjigjja e qytetarëve që vijojnë protestën mbetet e njëjtë: “Dorëheqje!”

Kësaj here, protestuesit kanë zgjedhur t’ia bëjnë të qartë qëndrimin e tyre duke shkruar mesazhin e mbi tavolinën e gurtë, e cila prej ditësh është kthyer në simbolin e përpjekjeve të kryeministrit për të hapur një tryezë bisedimesh me të rinjtë.

Ftesat e përsëritura të Ramës nuk kanë gjetur deri më tani përgjigje pozitive nga protestuesit.

Ata këmbëngulin se nuk pranojnë të ulen në dialog me kryeministrin dhe se kërkesa e tyre kryesore është largimi i tij nga pushteti.

Fillimisht, para Kryeministrisë u vendosën karrige me mbishkrimin “Dialog”, të cilat u refuzuan nga studentët dhe pedagogët, që i hodhën në shenjë kundërshtimi.

Më pas, Rama ndryshoi simbolikën, duke vendosur gurë dhe më vonë një tavolinë të gurtë përpara godinës qeveritare.

 

The post Protestuesit i “gdhendin” Ramës përgjigjen në tavolinën e gurtë para Kryeministrisë: Dorëheqje! appeared first on GIJOTINA.