Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, po zhvillojnë një takim në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmi është raportuar nga agjencitë ruse të lajmeve.
Sipas agjencisë TASS, takimi nisi pa deklarata për mediat dhe bisedimet vijuan me dyer të mbyllura. Agjencia Interfax shkruan se Lavrov kishte deklaruar më herët se synonte të diskutonte me Rubion, ndër të tjera, qëndrimin e Uashingtonit për situatën në Ukrainë.
Ky është takimi i parë mes tyre që prej 23 korrikut, kur u takuan gjatë aktiviteteve të ASEAN-it në Manila të Filipineve. Përmbajtja dhe rezultatet e bisedimeve të sotme nuk janë bërë ende publike.