“Rezistenca jonë është legjitime e armatosur përballë agresionit të zgjatur saudit. Ne nuk jemi në luftë me Italinë dhe nuk kemi ndërmend të përfshijmë vendin tuaj. Por pyesim veten se çfarë po bëjnë avionët italianë në Arabinë Saudite duke mbështetur luftën e Riadit kundër nesh.”
Kështu tha për Ansa Muhammad Mansur, një zyrtar nga ministria e informacionit e qeverisë Houthi në Sanaa, teksa u pyet për sulmin në bazën ajrore Taif në Arabinë Saudite, i cili dje goditi një avion ushtarak italian.
Ndërkohë në Lindjen e Mesme vijojnë tenisonet. Flakë dhe shtëllunga të mëdha tymi të zi u panë pranë Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad të Arabisë Saudite.