Helmohen rreth 120 banorë të Fushë-Arrëzit, dyshohet nga ndotja e ujit të pijshëm

Rreth 120 banorë të Fushë-Arrëzit dyshohet se janë helmuar nga ndotja e ujit të pijshëm.

Mësohet se ata janë paraqitur në 4 ditët e fundit në Qendrën Shëndetësore të qytetit, me simptoma helmimi.

Ata kanë denoncuar edhe më parë se uji i pijshëm mbante erë të rëndë, ndërsa autoritetet nuk kishin marrë asnjë masë, pavarësisht ankesave të tyre.

Strukturat e Shëndetit Publik dhe ato të Higjienës kanë marrë kampionë të ujit të pijshëm që shkon në rubinetet e qytetarëve, për t’iu nënshtruar analizave laboratorike, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare.

 

The post Helmohen rreth 120 banorë të Fushë-Arrëzit, dyshohet nga ndotja e ujit të pijshëm appeared first on GIJOTINA.