Rinas/ Arrestohet 42-vjeçari, tentoi të trafikojë armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar

Policia Kufitare në Rinas ka goditur një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.

Është arrestuar në flagrancë poseduesi i saj, shtetasi shqiptar (me nënshtetësi britanike) S. K., 42 vjeç, banues në Angli.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

“Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, goditën një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar (me nënshtetësi britanike) S. K., 42 vjeç, banues në Angli.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, në dalje të Shqipërisë, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

The post Rinas/ Arrestohet 42-vjeçari, tentoi të trafikojë armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar appeared first on GIJOTINA.