Mbappe përzgjedh futbollistët më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, veten e rendit të pestin

Kylian Mbappe ka zbuluar renditjen e tij personale të futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, duke shkaktuar debat mes tifozëve.

Sulmuesi francez, i cili në Botërorin 2026 u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kompeticionit me 22 gola, mori pjesë në një sfidë të organizuar nga YouTuberi Fiago, ku duhej të rendiste gjashtë legjenda pa e ditur se cili emër do t’i shfaqej më pas.

Në vendin e gjashtë Mbappe renditi Michel Platinin, duke argumentuar se ndikimi i tij më i madh ishte në Kampionatin Evropian dhe jo në Kupën e Botës.

Madje, sulmuesi i Real Madridit e vendosi veten në pozitën e pestë, duke deklaruar: “Në Kupën e Botës kam bërë më shumë se Platini”.

Në vendin e katërt ai zgjodhi Zinedine Zidane, heroin e Francës në triumfin e Botërorit 1998, ndërsa podiumin e hapi Diego Armando Maradona, që udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të vitit 1986.

Për dy vendet e para, Mbappe rezervoi emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit.

Lionel Messi u rendit i dyti, falë suksesit me Argjentinën dhe paraqitjeve të jashtëzakonshme në Kupat e Botës.

Në krye të listës, megjithatë, francezi vendosi Pelén. Sipas Mbappes, fakti që braziliani mbetet i vetmi futbollist që ka fituar tre Kupa Bote e bën atë lojtarin më të madh në historinë e turneut më prestigjioz të futbollit.

The post Mbappe përzgjedh futbollistët më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, veten e rendit të pestin appeared first on GIJOTINA.