Kërkoi shkarkimin e Ols Dados si prokuror, Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt

Gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që Shoqata e Mediave për të Drejtat të përfshihet si palë kryesore në procesin gjyqësor.

Sipas vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, gjykata ka vlerësuar se Erion Veliaj ka interes të tërthortë dhe jo interes të drejtpërdrejtë në këtë çështje.

Po ashtu, gjykata ka vendosur të rrëzojë padinë e Erion Veliajt ndaj Olsi Dadon. Vendimi vjen pas shqyrtimit të kërkesave të palëve në këtë proces gjyqësor.

Veliaj pas shpalljes së vebdimit u shpreh: Vendimi dihej!

Edhe avokati i Erion Velijat, Plarent Ndrecaj u shpreh për mediat se ishte i pritshëm vendimi i Gjykatës Administrative për të rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut për të prokurorin Ols Dado.

“Ishte një vendim i pritshëm, e kam paralajmëruar disa herë në lidhje me atë që si u zhvillua procesi. E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga gjykimi në themel ishte mos legjitimimi, mos lejimi të kishim akses real në gjykatë.

Ky ishte më shumë test për sistemin se sa Administrativja ka aftësinë të rregullojë problemet e sistemit. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme, as vetë Dado nuk e ka kundërshtuar këtë fakt. As këtë radhë sistemi nuk tregoi aftësinë për t’u vetërregulluar.

Të vërtetën do të ndjekim deri në fund pasi nuk lidhet vetëm me Veliajn, Bashkinë Tiranë dhe dëmin që po u shkaktohet qytetarëve, por me sistemin e drejtësisë dhe dështimin e saj për t’u vetëkorigjuar”, u shpreh ai.

The post Kërkoi shkarkimin e Ols Dados si prokuror, Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt appeared first on GIJOTINA.