Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në aksin kombëtar Peqin–Elbasan.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:00, në fshatin Përparim, në territorin e Bashkisë Peqin. Sipas të dhënave paraprake, viktima, identiteti i së cilës nuk është konfirmuar ende, është goditur nga një furgon teksa po lëvizte përgjatë këtij segmenti rrugor.
Për shkak të dëmtimeve të marra nga përplasja, këmbësori ndërroi jetë në vendngjarje.
Pas sinjalizimit të aksidentit, në vend kanë mbërritur efektivët e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave që çuan në këtë aksident fatal.
The post Aksident fatal në aksin rrugor Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësorin appeared first on GIJOTINA.