Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar 6 gushtin për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel, seanca do të mbahet në orën 10:00.

Pesë ditë më herët duhet të mblidhet Kryesia e legjislaturës së dhjetë për të caktuar rendin e ditës. Ndërkohë, seanca konstituive është thirrur vetëm një ditë para se të përfundojë afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 6 gusht.