LAJM I FUNDIT/ 2 të rinj plagosen me thikë në Shkodër

Rreth orës 19:50, dy persona, Enis Preza 19 vjeç dhe një 17-vjeçar me iniciale E. Sh. janë paraqitur në Spitalin Rajonal të Shkodër për ndihmë mjekësore, pasi janë plagosur me thikë.

Të dy ndodhen aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Policia thotë se shërbimet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Nga hetimet paraprake rezulton se plagosja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa” gjatë një konflikti të çastit.

“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorëve të ngjarjes” – thuhet në njoftim. /LAPSI.al

The post LAJM I FUNDIT/ 2 të rinj plagosen me thikë në Shkodër appeared first on Lapsi.al.