PAMJET/ Irani rrëzon një avion amerikan F-15, gjendet vetëm një pilot

Mediat shtetërore e Teheranit publikoi pamje të bishtit dhe mbetjeve të tjera të një avioni luftarak amerikan F-15E që u rrëzua në Iran.

Ekspertët e aviacionit vlerësojnë se mbeturinat e publikuara vinin nga një avion F-15E i Forcave Ajrore Amerikane, konkretisht nga Skuadroni i 494-të me bazë në RAF Lakenheath në Mbretërinë e Bashkuar. Ende nuk është e qartë se kur dhe ku janë bërë filmimet.

Një llogari në mediat sociale që pretendonte të ishte e lidhur me Gardën Revolucionare postoi një foto të një sediljeje që dukej se përputhej me atë që përdoret në avionët F-15E.

Një operacion kërkimi për ekuipazhin është duke u zhvilluar aktualisht nga amerikanët dhe iranianët. CNN raporton se një anëtar i ekuipazhit u shpëtua, pa specifikuar nëse ishte piloti apo oficeri i sistemeve të armëve të avionit.

Ndërkohë, mediat iraniane raportuan se edhe një helikopter amerikan që merrte pjesë në kërkime u godit nga një raketë. ©LAPSI.al

The post PAMJET/ Irani rrëzon një avion amerikan F-15, gjendet vetëm një pilot appeared first on Lapsi.al.