Sherr në Shkodër, plagosen me thikë dy të mitur

Një plagosje me thikë ka ndodhur në këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës, pranë zonës së shatërvanit. Sipas informacioneve paraprake, në këtë ngjarje dyshohet se janë përfshirë disa të mitur.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje. Ata po punojnë mbi zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

The post Sherr në Shkodër, plagosen me thikë dy të mitur appeared first on Lapsi.al.