“Ta bëjmë nëntorin e tretë, Rama të ikë vetë”/ Diaspora thirrje për protestë më 28 nëntor në Tiranë

Një qytetar pjesëmarrës në marshimin protestues në Tiranë, u shpreh se pjesëmarrja në protestën e 28 nëntorit pritet të jetë e madhe.

Ai theksoi se protestuesit nuk synojnë bllokimin e rrugëve, por kundërshtimin e qarkullimit të zakonshëm, ndërsa bëri thirrje për një pjesëmarrje sa më të gjerë në protestën e radhës.

“Ne nuk na lejojnë të bllokojmë rrugë, ne po bllokojmë trafikun. Pjesëmarrja do të jetë e madhe. Dy herë është çliruar Shqipëria, ta bëjmë nëntorin e tretë. Sa më shumë pjesëmarrës më 28 nëntor. Ky të ikë pa dhunë, të ikë vetë, pa gjak!”, u shpreh qytetari.

Nje student ka kritikuar veprimet e Policisë, duke e akuzuar se po zbaton urdhrat e qeverisë dhe jo detyrën për të mbrojtur institucionet.

Ai u shpreh se efektivët i largojnë protestuesit nga Kryeministria dhe i drejtojnë drejt Kuvendit, ndërsa bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 28 nëntorit.

“Policia na heq nga Kryeministria, na çon te Kuvendi. Çfarë institucioni po mbron? Po zbaton urdhrat e vasalit. 28 nëntori po vjen. Nuk na ndalin dot. Sot ka pjesëmarrje më të madhe. Secili qytetar duhet të dalë në protestë më 28 nëntor. Duhet të vijë patjetër”, u shpreh studenti teksa vijon tubimi te Libri Universitar.

Aktivisti Ilir Xhemalaj deklaroi se sot Policia ka treguar se nuk është e shtetit, por e pushtetit.

Xhemalaj u shpreh se policët janë turrur si hiena. Ai shton se populli shqiptar duhet të dalë në rrugë e të rrëzojë këtë qeveri.

Ilir Xhemalaj: Populli shqiptar të dalë në rrugë dhe të rrëzojë këtë sistem. Policia po shkel të drejtën kushtetuese të çdo protestuesi, duke dhunuar qytetarët.

Ata vërsulen si hiena drejt flamurit, nuk janë Polici e Shtetit, por Polici e Pushtetit. Qytetarët po marshojnë, teksa kanë kaluar edhe sheshin Uilson.

gijotina.com/

 

 

The post “Ta bëjmë nëntorin e tretë, Rama të ikë vetë”/ Diaspora thirrje për protestë më 28 nëntor në Tiranë appeared first on GIJOTINA.