Një qytetar pjesëmarrës në marshimin protestues në Tiranë, u shpreh se pjesëmarrja në protestën e 28 nëntorit pritet të jetë e madhe.
“Ne nuk na lejojnë të bllokojmë rrugë, ne po bllokojmë trafikun. Pjesëmarrja do të jetë e madhe. Dy herë është çliruar Shqipëria, ta bëjmë nëntorin e tretë. Sa më shumë pjesëmarrës më 28 nëntor. Ky të ikë pa dhunë, të ikë vetë, pa gjak!”, u shpreh qytetari.
Nje student ka kritikuar veprimet e Policisë, duke e akuzuar se po zbaton urdhrat e qeverisë dhe jo detyrën për të mbrojtur institucionet.
Ai u shpreh se efektivët i largojnë protestuesit nga Kryeministria dhe i drejtojnë drejt Kuvendit, ndërsa bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 28 nëntorit.
“Policia na heq nga Kryeministria, na çon te Kuvendi. Çfarë institucioni po mbron? Po zbaton urdhrat e vasalit. 28 nëntori po vjen. Nuk na ndalin dot. Sot ka pjesëmarrje më të madhe. Secili qytetar duhet të dalë në protestë më 28 nëntor. Duhet të vijë patjetër”, u shpreh studenti teksa vijon tubimi te Libri Universitar.
Aktivisti Ilir Xhemalaj deklaroi se sot Policia ka treguar se nuk është e shtetit, por e pushtetit.
Ilir Xhemalaj: Populli shqiptar të dalë në rrugë dhe të rrëzojë këtë sistem. Policia po shkel të drejtën kushtetuese të çdo protestuesi, duke dhunuar qytetarët.
The post “Ta bëjmë nëntorin e tretë, Rama të ikë vetë”/ Diaspora thirrje për protestë më 28 nëntor në Tiranë appeared first on GIJOTINA.