“Rama ik!”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, shoferët i mbështesin duke iu rënë borive

Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës. Pasi nuk u lejuan të protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit.

Me thirrjet “Rama ik”, “Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në drejtim të zonës së “Vasil Shantos”.

Qytetarët po mbështeten edhe nga drejtuesit e automjeteve, të cilët u bien borive teksa protestuesit marshojnë përgjatë akseve rrugore të kryeqytetit.

Situata paraqitet e qetë, ndërsa tubimi vijon në rrugët e Tiranës.

Protesta, sipas protestuesve është legjitime, por se nuk lejohet nga ana e policisë. Efektivët po zbatojnë aktin normativ të qeverisë, që qytetarët e konsiderojnë të paligjshëm.

gijotina.com/

 

The post “Rama ik!”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, shoferët i mbështesin duke iu rënë borive appeared first on GIJOTINA.