Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë urimet e tij për popullin shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Në mesazhin e tij, Rubio thekson marrëdhëniet e forta mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, të ndërtuara mbi sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet mes qytetarëve të dy vendeve.
“Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të begatë dhe më të sigurt, përfshirë përmes përpjekjeve të përbashkëta për të përballuar kërcënimet që vijnë nga grupet kriminale ndërkombëtare, kartelet e trafikut të drogës dhe ata që bashkëpunojnë me ta”, thuhet në mesazhin e sekretarit amerikan të Shtetit.
Rubio ndalet edhe te bashkëpunimi në fushën e sigurisë kibernetike, duke vlerësuar përpjekjet e përbashkëta për përballimin e kërcënimeve në këtë drejtim, ndërsa Shqipëria vijon të forcojë kapacitetet e saj të sigurisë kibernetike.
“Teksa shënojmë këtë ditë të veçantë, presim me padurim të thellojmë të gjitha aspektet e marrëdhënies sonë me përfitim të ndërsjellë”, përfundon mesazhi i Marco Rubios.
Mesazhi i Marco Rubios:
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju shpreh urimet e mia më të ngrohta popullit të Shqipërisë ndërsa festoni Ditën e Pavarësisë.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet midis njerëzve. Ne mirëpresim bashkëpunimin e thelluar të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara në çështjet kyçe të mbrojtjes dhe politikës së jashtme.
Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të begatë dhe më të sigurt, duke përfshirë edhe përpjekjet e përbashkëta për t’u përballur me kërcënimet e paraqitura nga grupet kriminale transnacionale, kartelet e trafikut të drogës dhe ata që bashkëpunojnë me ta. Ne gjithashtu vlerësojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të adresuar kërcënimet kibernetike, ndërsa Shqipëria rrit aftësitë e saj të sigurisë kibernetike.
Ndërsa shënojmë këtë ditë të veçantë, ne mezi presim të thellojmë të gjitha aspektet e marrëdhënies sonë të dobishme reciprokisht.
The post Jo vetëm urim diplomatik, SHBA jep mesazhin e fuqishëm për Shqipërinë në ditën e Pavarësisë! appeared first on GIJOTINA.