Protesta zhvendoset në rrugët e Tiranës, qytetarët vijojnë marshimin pas tubimit para Kryeministrisë

Pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke vijuar kundërshtimin ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Prej 181 ditësh, qytetarë të rinj i janë bashkuar protestave, duke këmbëngulur se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesës së tyre për dorëheqjen e kryeministrit.

Ata e konsiderojnë largimin e Edi Ramës nga detyra një kërkesë të panegociueshme.

Ndërkohë, për nesër, më 28 Nëntor, është paralajmëruar një protestë mbarëkombëtare, së cilës pritet t’i bashkohet edhe Diaspora.

Një qytetar ka ironizuar masat e prezantuara nga qeveria për produktet e shportës. Gjithashtu ai bëri thirrje që shqiptarët më 28 nëntor të dalin masivisht në shesh.

“Këtë flamur e kam valëvitur me krenari. Për këtë flamur kanë derdhur gjak bijtë dhe bijat tona dhe të gjithë të dalin në shesh. Nga 8 kokrra vezë që kemi marrë në janar do të marrim 9. Na ka shtuar një vezë, bravo. Kjo është qeveria që luan me popullin”, tha protestuesi.

gijotina.com/

 

 

 

The post Protesta zhvendoset në rrugët e Tiranës, qytetarët vijojnë marshimin pas tubimit para Kryeministrisë appeared first on GIJOTINA.