Qytetarët kanë dalë sërish në protestë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Sot bëhen 181 ditë, të rinj, studentë, qytetarë protestojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ata janë shprehur se nuk tërhiqen dhe se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet një kërkesë e panegociueshme.
Ndërkohë policia është vendosur, kordon te Kryeministria.
Efektivët kanë ushtruar forcë duke i shtyrë protestuesit drejt trotuarit përballë, pranë selisë së Kuvendit.
Gjatë tensioneve, një qytetare e moshuar ka reaguar ashpër ndaj policëve, duke kërkuar të dijë arsyen se përse nuk lejohen të protestojnë paqësisht në vendin e tyre.
“Përse nuk më lejoni të protestoj? Është atdheu. Nuk na lënë të protestojmë. Është turp në atdheun tënd të mos protestosh. Edi Rama e ka lëshuar Shqipërinë. O populli çohuni. Të jemi në një qëllim për të çliruar Shqipërinë. Ju erdhi fundi”, u shpreh protestuesja.
gijotina.com/
The post “Ju erdhi fundi”/ Në ditën e 181-të të protestës, qytetarja përplaset me policinë, vendoset kordon te Kryeministria appeared first on GIJOTINA.