Shpërthim në orët e para të mëngjesit në Lezhë, lënda plasëse hidhet në verandën e një shtëpie

Një shpërthim është regjistruar në orët e fundit në fshatin Lalm të Ri, në Lezhë, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa persona të lënduar.

Sipas informacionit paraprak, nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje pritet të kryhen veprimet përkatëse nga autoritetet, të cilat do të përcaktojnë rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit.

Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera zyrtare lidhur me natyrën e shpërthimit apo përgjegjësit e mundshëm.

Njoftimimi policise

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 26.11.2026, rreth orës 02:55, në lagjen “Lalm i Ri”, Lezhë, në verandën e banesës së shtetases D. Gj., dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/autorëve.

The post Shpërthim në orët e para të mëngjesit në Lezhë, lënda plasëse hidhet në verandën e një shtëpie appeared first on GIJOTINA.