Deputetja Elisa Spiropali ka dalë këtë të mërkurë në një konferencë për mediat lidhur me përjashtimin e saj nga grupi i Partisë Socialiste.
Ajo tha se ndjen përgjegjësi dhe faj për përqendrimin e qeverisë dhe pushtetit në një dorë, ndërsa shtoi se doli kundër Ramës, pasi ky i fundit legjitimoi modelin Balluku.
“Nuk i dini debatet e brendshme sepse unë kam respektuar një lloj disipline që në çdo forcë politike është e arsyeshme ta kesh. Por duke parë se si situata po merrte në një drejtim të caktuar, në një kohë kur Shqipëria duhet të merrte një rrugë që impononte model tjetër në disa nivele, e kam thënë edhe publikisht.
Aq sa kam çuditur edhe të tjerë se si ka mundësi në këtë moment po flitet për të tilla çështje kur ne jemi këtu mirë, bukur edhe fort.
Meqë folët për votim në kuvend, ndoshta isha një nga dy deputetët që nuk votoi me grupin në një çështje të prezantuar nga SPAK. Në atë moment, dhe për atë mora, jo vetëm kritika të brendshme por edhe të famshmin fat për përjashtim, që iu përgjigja ‘më përjashto’.
Më përjashto sepse në atë moment gjithçka imja, gjykimi, analiza e gjithçka tjetër më bënte të besoja se ky ishte votimi i duhur. Nuk mund të votoja sepse i dija edhe pasojat. Pasojat nuk janë të individit sepse shoh lloj lloj telenovelash në raport me emrin e personit. Nuk është individi problemi por legjitimimi i atij modeli. Këtu ka qenë ndarja ime në kuptimin e një akti politik për imunitetin dhe gjithçka tjetër ka ardhur duke u sqaruar nga unë shumë konkretisht.
Ne do të vazhdojmë të kemi një model qeverisje që shpërndan favore me telefon apo model ekonomik meritokratik ku njerëzit të ndihen se janë pjesë”, tha Spiropali.
The post Spiropali: U ndava me Ramën se legjitimoi modelin Balluku! appeared first on GIJOTINA.