Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë prej 178 ditësh, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij. Pas protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke zhvendosur reagimin e tyre nga godina e qeverisë drejt akseve kryesore të kryeqytetit.
Protestuesit shprehen të vendosur për të mos u tërhequr nga qëndrimi i tyre, duke theksuar se reagimi qytetar do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Gjatë protestës, ata kanë bërë thirrje për mobilizim sa më të gjerë dhe pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të paralajmëruar për 28 nëntor.
gijotina.com/
The post Protesta nuk ndalet pas 178 ditësh, qytetarët thirrje për mobilizim në mbarë vendin më 28 nëntor appeared first on GIJOTINA.