Mbi 2 mijë studentë të regjistruar në lëvizje, synohet krijimi i Asamblesë Kombëtare

Kur ka kaluar gjysma e vitit në protestë, nisur që nga “revolucioni flamingo”, të rinjtë kanë sjell në jetë disa lëvizje përtej sheshit kundra klasës së vjetër politike. Qëllimi i tyre është të mos kenë një kokë në drejtim, por të jetë organizim jopartiak gjithëpërfshirës ku çdo student të ndihet i përfaqësuar.

“Studentët që janë pjesë e protestës po paraqesin programe të ndryshme, një prej tyre është lëvizja kombëtare, por është një grupim që aspiron krijimin e një partie politike. Pra janë disa rryma mendimi dhe ju takon studentëve të zgjedhin”, tha Amir Pëllumbi- student arkitekture.

Lëvizja studentore e cila tashmë ka mbi 2000 studentë të regjistruar synon të zgjedh delegatë për çdo universitet, që të formojnë më pas Asamblenë Kombëtare që do të vendos për çdo qëndrim publik.

“Ideja është të mos ketë lider dhe Fakultetet të organizohen në mënyrë të pavarur dhe në bazë të kërkesave të realizohen demostrata. Fokusi është te protesta, jemi prej 6 muajsh që kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit dhe liderit të opozitës. Nuk mund të garojmë politikisht në një sistem të padrejtë se ne jemi kundra sistemit!”, tha studenti Pëllumbi.

Energjinë e tyre nuk duan ta shpenzojnë në një organizim politik pa arritur kërkesën e protestës për dorëheqje, ndaj po përgatiten për të protestuar në festat e nëntorit.

“Tashmë po organizohemi për në datë 28-29 nëntor një protestë mbarëkombëtare që do të nis në orën 10:00, duam ta quajmë Nëntori i tretë!”, tha studenti.

gijotina.com/

The post Mbi 2 mijë studentë të regjistruar në lëvizje, synohet krijimi i Asamblesë Kombëtare appeared first on GIJOTINA.