Rama forcon propagandën, inspekton Agjencinë për Media dhe Informim

Kryeministri Edi Rama forcon luften propagandistike, inspekton zyrat e Agjencisë për Media dhe Informim. Ai ka ndjekur nga afër punën e stafit dhe mënyrën se si trajtohen ankesat, kërkesat dhe propozimet e qytetarëve përmes platformës së re “Fol me Kryeministrin”.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka prezantuar procesin e administrimit të mesazheve që mbërrijnë në këtë platformë, e cila, sipas tij, po regjistron një frekuentim mbresëlënës nga qytetarët.

Platforma “Fol me Kryeministrin” u prezantua pak ditë më parë si një hapësirë komunikimi të drejtpërdrejtë mes kreut të qeverisë dhe qytetarëve, veçanërisht studentëve.

Përmes saj, qytetarët mund të përcjellin pyetje, kritika, shqetësime dhe propozime, me synimin për të krijuar një kanal të ri komunikimi me kryeministrin.

Kujtojme se ne ditet e para te protestes, e perdori drejtoreshen e kesaj agjencie per te debatuar me protestuesit qe dogjen karriget e vena nga Rama per “dialog”.

gijotina.com/

The post Rama forcon propagandën, inspekton Agjencinë për Media dhe Informim appeared first on GIJOTINA.