“Dorëheqje, dorëheqje”/ Tensione në bulevard, policia krijon gardh dhe shtyn protestuesit të largohen

Policia ka krijuar një ‘gardh’ dhe po tenton që të largojë protestuesit drejt trotuarve.

Efektivët kanë bërë thirrje që protestuesit të largohen nga bulevardi “Dëshmorët e kombit”, pasi nuk lejohet protesta në sheshet kryesore, sipas aktit normativ të qeverisë.
Qytetarët kanë deklaruar se akti normativ i qeverisë për protestat është i paligjshëm dhe presin një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese. Protestuesit po ashtu kanë theksuar se nuk do të rreshtin së protestuari, deri në largimin e kryeministrit Rama.
Nderkohe, nje pjese e qytetareve janë duke marshuar nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa efektivët i ndjekin nga mbrapa.

Policia po largon protestuesit nga rruga, me argumentn se janë duke penguar qarkullimin e automjeteve. Kjo ndodh, në një kohë, që drejtuesit e automjeteve përshëndesin qytetarët, që protestojnë në rrugët e kryeqytetit.

Policia ka marrë urdhra, për të mos lejuar një protestë normale qytetare, edhe pse protestuesit kanë deklaruar se kanë marrë leje dhe janë të rregullt ligjërisht. Ata shprehen se është e paprecedentë, që mos lejohen të protestojnë, pasi kjo është e drejtë themelore qytetare.

gijotina.com/

The post “Dorëheqje, dorëheqje”/ Tensione në bulevard, policia krijon gardh dhe shtyn protestuesit të largohen appeared first on GIJOTINA.