Është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë Kevin Margjoni, 49 vjeç, i akuzuar si një nga financuesit dhe negociatorët e trafikimit të 485 kilogramëve kokainë, të sekuestruara në vitin 2022 në fshatin Frakull e Madhe të Fierit.Sipas hetimeve, 49-vjeçari dyshohet se, në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, kishte rolin e një prej financuesve dhe negociatorëve për trafikimin e sasisë prej 485 kilogramësh kokainë.
Droga u zbulua nga Policia në vitin 2022, e fshehur në thasë me pleh kimik, në fshatin Frakull e Madhe të Fierit.
Në muajin mars 2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar ndaj Margjonit masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
The post Trafikimi i 485 kg kokainë në Frakull/ Ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari, financues dhe negociator i grupit kriminal appeared first on GIJOTINA.