Viktima e aksidentit tragjik në Vlorë-Fier, shef i krimeve të policisë në qytetin bregdetar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes ka humbur jetën Ermal Lula, shefi i Krimeve të Rënda në Policinë e Vlorës, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe efektivët e policisë, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e përplasjes mes automjetit dhe mjetit të tonazhit të rëndë, si dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

gijotina.com/

The post Viktima e aksidentit tragjik në Vlorë-Fier, shef i krimeve të policisë në qytetin bregdetar appeared first on GIJOTINA.