Përplasjet mes aktivistëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit janë rikthyer mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë, ku tensionet kanë nisur gjatë zhvillimit të protestës.
Gjatë përplasjeve janë dëgjuar thirrje dhe akuza ndaj uniformave blu, ndërsa disa aktivistë kanë kundërshtuar mënyrën sesi po trajtoheshin protestuesit.
Ndërkohë, efektivët kanë ndjekur dhe shoqëruar disa prej aktivistëve në bulevard, duke përdorur forcën. Aktivistët e kanë cilësuar ndërhyrjen të paligjshme, duke theksuar se nuk kishte asnjë shkak që të justifikonte pengimin e tubimit paqësor.
gijotina.com/
The post Policia i shtyn, aktivistët: “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!” appeared first on GIJOTINA.