Kryesimi i grupit sjell shpërblimin e madh nga UEFA, ja sa arkëtoi Shqipëria me fitoren ndaj Bjellorusisë

Krahas objektivit që ishte vendi i parë, i siguruar pas fitores 2-0 në Budapest përballë Bjellorusisë, Shqipëria ka arsye më shumë pse të gëzohet, përtej fushës. UEFA ka akorduar për Federatën Shqiptare të Futbollit 1.2 milionë euro vetëm për renditjen në grup, ndërsa në tërësi, FSHF ka mundur të “thithë” rreth 2.4 milionë euro.

Një shifër që ngroh Shqipërinë mbi përfitime të rëndësishme dhe shumë fitimprurëse pas rrugëtimit fantastik në Ligën e Kombeve. Skuadra kuqezi bëri gjithçka mirë nën drejtimin e Rolando Maran, duke ofruar një lojë stabël, të qetë dhe njëkohësisht të guximshme në repartin e avancuar.

Ndikimi i italianit ka qenë i konsiderueshëm, duke fituar edhe pëlqimin e lojtarëve të cilët kanë kuptuar tashmë skemat e tij. Me përfitimin e milionave që janë akorduar nga UEFA për gjithë ecurinë, Shqipëria rritet akoma edhe më shumë në sferën financiare. Ndaj edhe ambicia sa vjen e shtohet për të parë Shqipërinë të ngjitet akoma edhe më lart.

The post Kryesimi i grupit sjell shpërblimin e madh nga UEFA, ja sa arkëtoi Shqipëria me fitoren ndaj Bjellorusisë appeared first on GIJOTINA.