Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët jashtë Prokurorisë së Posaçme në lidhje me përplasjet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetes Elisa Spiropali me kryeministrin Edi Rama.
I pyetur nëse ka ndonjë thirrje ndaj tyre, Berisha tha se të gjithë faktorët që e konsiderojnë kryeministrin Rama si të keqen më të madhe në vend duhet që të bashkohen në mënyrë që të bëjnë të mundur largimin e tij.
“Të gjithë faktorët që e konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe në historinë pluraliste duhet të bashkohen ta përcjellim një minutë e më parë.”, tha ai nga përpara SPAK, ku ishte në zbatim të masës detyrim paraqitje.
Kujtojmë që në mbledhjen e së shtunës të Asamblesë së PS-së, Elisa Spiropali u përjashtua nga forumet e partisë, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj u hoq nga drejtimi politik i Tiranës.
Gjatë komunikimit me gazetarët, kreu i PD-së u pyet edhe për mungesën e tij në protestë. Berisha argumentoi se ekziston një dallim mes protestave qytetare dhe atyre partiake, duke theksuar se prania e tij do t’i jepte tubimit një karakter politik.
“Janë dy lloje protestash: Ato popullore, në të cilat demokratët janë të parët që marrin pjesë. Dhe protestat partiake. Dalja ime do të ishte një akt politizimi për një protestë qytetare”, u shpreh ai.
The post “Keni një ftesë për Veliajn dhe Spirolalin?” Berisha: Të bashkohemi për të përcjellë Ramën appeared first on GIJOTINA.