Edi Rama u është përgjigjur gazetarëve të huaj nga Dublini, aty ku po merr pjesë në takimin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian.
Ai u pyet në lidhje me protestat, ku prej disa muajsh atij i kërkohet dorëheqja, por Rama tha se “ka marrë një mandat të fortë për t’i udhëhequr qytetarët drejt BE”.
“Populli shqiptar më ka dhënë një mandat shumë të fortë për ta udhëhequr vendin drejt Bashkimit Evropian. Kjo ndodhi vitin e kaluar. Pra, ju jeni ndikuar shumë nga gënjeshtrat dhe gjysmë të vërtetat që janë përhapur për Shqipërinë”, u tha Rama gazetarëve.
Në lidhje me debatet mbi zhvillimin ose jo të Samitit të NATO-s, në Shqipëri, Rama deklaroi se ai do të mbahet në Tiranë, por theksoi se ende nuk ka një vendim se kur, duke deklaruar se mbase do të mbahet në 2028.
“Shqipëria është caktuar si vendi pritës i samitit të ardhshëm të NATO-s. Ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se kur do të zhvillohet samiti. Me siguri jo në vitin 2027 dhe, nëse do të ketë një samit në vitin 2028, ai do të mbahet në Tiranë. Ato që po diskutohen për këtë çështje janë marrëzira”, deklaroi kreu i qeverisë.
The post Rama sfidon protestuesit nga Dublini: Kam mandat të fortë, nuk iki! appeared first on GIJOTINA.