Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, FSHF, bën me dije se kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore paradite dhe jo në orarin e ndeshjes. Një precedent ky që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. E njëjta situatë edhe për kombëtaren mike.

FSHF bën me dije se Shqipëria do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në orën 11:00, që do të jetë 15 minutat e para e hapura për mediat.

Në orën 16:00 në stadiumin “Air Albania” do të zhvillohet edhe konferenca zyrtare e trajneri Maran dhe një lojtari.

Sa i përket programit të Finlandës, ekipi mik do të zhvillojë konferencën zyrtare për media në orën 11:30 dhe në orën 12:30 do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore.

Vlen të theksohet fakti se protesta studentore pati një impakt të drejpërdrejtë edhe në axhendën e duelit europian të Egnatias në shtëpi ndaj Midtjylland. Sfida e parashikuar për t’u zhvilluar në “Air Albania”, për shkak të protestës u zhvendos në “Elbasan Arena”, ndërkohë që stërtvitja zyrtare e danezëve në kryeqytet, u ndërpre si pasojë e gazit lotsjellës.

Kësisoj FSHF ka menduar të shmangë një situatë të ngjashme për duelin Shqipëri-Finlandë.

gijotina.com/

The post Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares appeared first on GIJOTINA.