Policia ka shoqëruar mbrëmjen e djeshme gazetarin holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë dhe raportimet për lidhjet e pushtetit me sektorin e ndërtimit.
Gjatë shoqërimit të gazetarit, policia ka përdorur spraj me piper ndaj aktivistes Alisa Braho, e cila po filmonte momentin kur ai po shoqërohej.
Kujtojmë se së fundmi, Vincent van Gerven Oei analizoi përmbajtjen e “The Albanian Files”, duke ngritur shqetësime për ndikimin e kryeministrit Edi Rama dhe parave të drogës në sektorin e ndërtimit.
Kujtojme se dje Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar zyrtarisht një procedim penal dhe ka nisur hetimet për materialet e njohura si “The Albanian Files”, të cilat lidhen me dhënien e lejeve për resortet luksoze në zonat e mbrojtura të Shqipërisë. rocedimi vjen pas një kallëzimi penal të depozituar më 12 gusht 2025 nga një grup ekspertësh mjedisorë dhe protestuesish.
Hetimet po përqendrohen konkretisht në projektet dhe vendimmarrjet për ndërtimin e resorteve luksoze në zona të ndjeshme mjedisore si Zvërneci, Baks-Rrjoll (Velipojë) dhe Divjakë-Karavasta.
Kallëzimi i drejtohet kryeministrit Edi Rama, funksionarëve të tjerë publikë dhe subjekteve private të përfshira në këto projekte.
SPAK po heton skemën e ndryshimit të ligjeve për zonat e mbrojtura dhe procedurat e ndjekura për dhënien e lejeve të ndërtimit në këto territore
The post Ndiqte protestën, shoqërohet në polici gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit Rama appeared first on GIJOTINA.