Fotot e të rinjve në revoltë bëjnë xhiron e botës, Reuters raporton protestën e studentëve

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka publikuar fotografi nga protesta studentore e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama.

Në fotot e publikuara raportohet ndërhyrja e policisë me autobotë me ujë ndaj protestuesve.

Studentët kanë dalë në rrugë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa lëvizja e tyre ka ngritur edhe shqetësime për korrupsionin, gjendjen e arsimit, kushtet në universitete dhe situatën në sistemin shëndetësor.

Protestat studentore vijojnë në Tiranë, ndërsa kërkesat e të rinjve janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me forcat e policisë.

gijotina.com/

The post Fotot e të rinjve në revoltë bëjnë xhiron e botës, Reuters raporton protestën e studentëve appeared first on GIJOTINA.