Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ngritur shqetësimin e mungesës së barnave për pacientët me sëmundje tumorale.
Me anë të një postimi në Facebook, Salianji ka akuzuar qeverinë se po i jep përparësi propagandës, ndërsa pacientët përballen me vështirësi për të siguruar trajtimin.
Salianji solli si shembull mungesën e medikamentit PHESGO, i përdorur në trajtimin e kancerit të gjirit HER2 pozitiv.
“Qeveria bën propagandë me Institutin e Tumoreve, ndërsa në Spitalin Onkologjik në QSUT mjekët dhe pacientët ankohen se mungojne shume barna onkologjike. PHESGO, eshte nje shembull konkret ,një medikament i rëndësishëm në trajtimin e kancerit të gjirit HER2 pozitiv. Pacientëve u ofrohet HERCEPTIN, një terapi tjetër, që nuk përmban të njëjtin kombinim të përbërësve aktivë. Jo sepse mjekët kanë zgjedhur alternativën më të përshtatshme për ta, por sepse PHESGO mungon”, shkruan ish deputeti demokrat.
Në reagimin e tij, Salianji i drejton një sërë pyetjesh ministres Spahiu, duke kërkuar shpjegime për mungesën e barnave, përfundimin e kontratave të furnizimit dhe ezaurimin e fondeve.
“Ku janë barnat? Ku janë paratë? Kush i merr përgjegjësitë për kontratat e pambyllura dhe fondet e ezauruara? A po prevalojnë interesat mafioze mbi shëndetin e qytetarëve? Nuk mund të kesh para për propagandë, fasada dhe inaugurime, ndërsa nuk ke para për ilaçet e pacientëve! Nuk mund t’u thuash njerëzve që luftojnë me kancerin të presin 60 ditë. Nuk mund t’u thuash pacientëve të tjerë të presin deri në janar, sepse buxheti i shtetit ka mbaruar!”, shkruan Salianji.
Postimi i plotë i Ervin Salianjit
Qeveria i lufton me propogandë tumoret, mungesë barnash për pacientët!
Është kriminale se si është gjendja e shëndetësisë shqiptare sot!
Qeveria bën propagandë me Institutin e Tumoreve, ndërsa në Spitalin Onkologjik në QSUT mjekët dhe pacientët ankohen se mungojne shume barna onkologjike. PHESGO, eshte nje shembull konkret ,një medikament i rëndësishëm në trajtimin e kancerit të gjirit HER2 pozitiv.
Pacientëve u ofrohet HERCEPTIN, një terapi tjetër, që nuk përmban të njëjtin kombinim të përbërësve aktivë. Jo sepse mjekët kanë zgjedhur alternativën më të përshtatshme për ta, por sepse PHESGO mungon!
Pse mungon? Sepse kontrata e furnizimit ka përfunduar, nuk është rinovuar në kohë dhe ministrja nuk e ka firmosur kontratën e re. Edhe nëse firmoset sot, furnizimi kërkon të paktën 60 ditë! Vuajtjet njerëzore janë hiçgje perpara mundesise per korrupsion që shikon qeveria ne cdo sektor.
Kjo ishte dhurata e Tetorit Rozë për gratë që luftojnë me kancerin!
Dhe ndërkohë që pacientët presin barnat, vjen një tjetër urdhër nga realiteti i këtij sistemi: FSDKSH u telefonon mjekëve dhe u komunikon se fondet kanë mbaruar, se nuk ka më buxhet deri në fund të vitit dhe se trajtimet duhet të shtyhen!
Në onkologji, neurologji, imunologji, kardiologji, okulistikë dhe shërbime të tjera.
Pra, paratë kanë mbaruar, por sëmundjet jo!
Mjekët janë vendosur në një pozitë të papranueshme: të zgjedhin mes detyrimit profesional ndaj pacientit dhe presionit financiar e administrativ të institucioneve shtetërore.
Ky është një problem që prek drejtpërdrejt jetën dhe të drejtën e qytetarëve për t’u trajtuar.
Ministrja Spahiu duhet të përgjigjet!
Ku janë barnat? Ku janë paratë? Kush i merr përgjegjësitë për kontratat e pambyllura dhe fondet e ezauruara? A po prevalojnë interesat mafioze mbi shëndetin e qytetarëve?
Nuk mund të kesh para për propagandë, fasada dhe inaugurime, ndërsa nuk ke para për ilaçet e pacientëve!
Nuk mund t’u thuash njerëzve që luftojnë me kancerin të presin 60 ditë. Nuk mund t’u thuash pacientëve të tjerë të presin deri në janar, sepse buxheti i shtetit ka mbaruar!
Rama jep dorëheqjen!
The post Salianji: Qeveria i lufton me propagandë tumoret, gjendja e shëndetësisë sot është kriminale appeared first on GIJOTINA.