Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të UEFA Nations League
Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Finlandën, më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45, ndërsa tri ditë më vonë do të luajnë në transfertë kundër Bjellorusisë, më 15 nëntor, në orën 18:00, në stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit.
Shqipëria kryeson aktualisht Grupin C1 me 9 pikë, ndërsa Bjellorusia dhe Finlanda ndajnë vendin e dytë me nga 7 pikë. Për këtë arsye, dy takimet e nëntorit janë vendimtare për fatin e kuqezinjve në këtë edicion, me Maranin që synon ta mbyllë fazën e grupeve në mënyrën më të mirë të mundshme.
Lista
Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani.
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ysni Ismaili, Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji.
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muçi, Arbër Hoxha, Taulant Seferi.
Sulmues: Rey Manaj, Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Cristian Shpendi.
The post Maran zbulon emrat për finalen e Nations League, ja lista e Shqipërisë për dy sfidat vendimtare appeared first on GIJOTINA.