Me thirrjet “Dorëheqje!”, “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke mos u ndalur as nga reshjet e shiut.
Gjatë ecjes në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë lëshuar edhe thirrje të tjera si “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe “Poshtë patronazhistët”.
Studentët kanë zhvendosur marshimin e tyre drejt selisë së Partisë Demokratike, ku kanë përcjellë edhe një mesazh ironik.
“Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite”, është një nga thirrjet e studentëve gjatë kalimit para selisë blu.
Të rinjtë vijojnë protestën e tyre, duke kërkuar ndryshim politik dhe duke shprehur pakënaqësinë ndaj klasës politike në vend.
Marshimi është pjesë e lëvizjes studentore që prej ditësh po zhvillon protesta në Tiranë, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Edhe sot studentët kanë shkuar në disa Fakultete duke bërë thirrje për bojkot të mësimit.
Studentët këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë, ndërsa marshimet në kryeqytet vijojnë pavarësisht kushteve atmosferike.
The post Studentët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës: Opozita jemi ne, Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite! appeared first on GIJOTINA.