Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë

Turisti që humbi orientimin në zonën e fshatit Iliaz, në Bashkinë Himarë, është gjetur dhe shpëtuar pas disa orësh kërkimesh.

Në operacion u angazhuan Grupi i Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë dhe Policia, të cilët bashkëpunuan për lokalizimin e turistit dhe nxjerrjen e tij nga zona.

Pas gjetjes, atij iu siguruan ushqim dhe ndihma e nevojshme.

Ekipet e shpëtimit vijuan më pas shoqërimin e tij drejt qytetit.

Sipas të dhënave paraprake, turisti është në gjendje të mirë shëndetësore.

The post Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë appeared first on GIJOTINA.