Portieri i Cagliarit, Elia Caprile, dhe mbrojtësi Amar Gërxhaliu janë dy emrat që kanë marrë nënshtetësinë shqiptare me dekret të Presidentit Bajram Begaj.
Caprile është pjesë e klubit italian, ndërsa Gërxhaliu, me prejardhje nga Kosova, aktivizohet në futbollin turk.
Ky zhvillim mund të zgjerojë opsionet e Kombëtares shqiptare për grumbullimet e ardhshme.
Pajisja me pasaportë shqiptare krijon mundësinë që dy lojtarët të shqyrtohen si alternativa për përfaqësuesen, ndërsa sipas asaj që shkruajnë mediat, kjo lëvizje ka qënë dëshirë e trajnerit të Kombëtares, Maran.
The post Dy emra të rinj për Kombëtaren, portieri dhe mbrojtësi marrin nënshtetësinë shqiptare appeared first on GIJOTINA.