Zjarr te “Arena Center”, përfshihen nga flakët zyrat e “Top Albania Radio”

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mëngjesin e kësaj të enjteje, në ambientet e “Arena Center”, ku flakët kanë përfshirë zyrat e “Top Albania Radio”.

Zjarri ka ndërprerë aktivitetin e zakonshëm të radios, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë mbi rrethanat e ngjarjes, shkaqet e rënies së zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga zjarri.

Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me incidentin.

The post Zjarr te “Arena Center”, përfshihen nga flakët zyrat e “Top Albania Radio” appeared first on GIJOTINA.