Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa lagje dhe rrugë të qytetit të Vlorës, duke vështirësuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Problematika është shfaqur rreth mesnatës, kur shiu me intensitet të lartë ka vijuar për afro dy orë, duke sjellë grumbullimin e ujit në disa akse rrugore.

Siç shihet edhe në foton e mësipërme, rrugët janë të mbuluara nga uji, duke shkaktuar probeme në qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve.

The post Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’ appeared first on GIJOTINA.