Kryeministri Edi Rama u ka premtuar një shpërblim prej 2500 eurosh efektivëve të Policisë së Shtetit që janë angazhuar në vijën e parë gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë. Gjatë një takimi me uniformat blu, Rama njoftoi gjithashtu se më 1 janar do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave të tyre.
Kreu i qeverisë deklaroi se shpërblimi prej 2500 eurosh do të jepet për çdo efektiv që është angazhuar në vijën e parë, duke e argumentuar vendimin me stresin dhe shpenzimet shtesë që, sipas tij, shoqërojnë shërbimin në këto kushte.
“Ne do ta rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj. Kur policinë e gjetur të tradhtuar dhe të braktisur, bëmë rritje të konsiderueshme atëherë. Në vite, nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj. Po bisedonim përpara disa javësh.
Me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritur në mënyrë të konsiderueshme. Ne do vëmë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh, për çdo efektiv në front. E vendosëm kështu, për të mos bërë asnjë diferencë. Jeni një, dhe një për të gjithë. Shteti do ta fitojë këtë betejë”, theksoi ai.
The post Të rinjtë po masakrohen nga policia, Rama nxit efektivët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front! appeared first on GIJOTINA.