Në Tiranë ka nisur protesta që shënon sot ditën e 7, me kërkesë kryesore dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë nisur të grumbullohen në sheshin Skënderbej.
Ndërkohë, në qytetet e tjera, Lezhë, Vlorë, Elbasan, Shkodër një pjesë e gjimnazistëve dhe studentëve kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugët e qytetit.
Të rinjtë e Shkodrës janë ngritur sërish në protestë, duke iu bashkuar revoltës studentore që vijon prej një jave në kryeqytet.
Ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, arrestimin e tij por edhe të liderit të opozitës, Sali Berisha.
“Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Rama jep dorëheqjen” janë disa nga thirrjet e të rinjve, ndërsa iu drejtuan me mesazhe edhe policisë.
“Hiqni kapelet” u shprehën ata duke kërkuar t’i bashkohen revoltës.
Edhe të rinjtë në Lezhë kanë bojkotuar edhe këtë të hënë mësimin, duke dalë në rrugët e qytetit në shenjë proteste. Të rinjtë po marshojnë me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa në terren janë dislokuar forca të shumta policie për të monitoruar situatën.
The post Jo vetëm në Tiranë, studentët bojkotojnë mësimin edhe në qytetet e tjera dhe marshojnë në rrugë appeared first on GIJOTINA.