Në një intervistë në News24 protestuesja Laura Kertalli deklaron se nga protesta mund të dalin lëvizje politike.
“Në fund kemi arritur të organizohemi sepse lëvizja politike duhet të ketë një program. Këto ditë do të shpallet një lëvizje politike. Mund të jetë pas disa ditësh. Ka përfshirje organizative te intelektualeve, do shpallen disa emra që kanë qenë nismëtarë dhe qëndrimi që kanë në lidhje me protestën.”, tha ajo.
Laura Kertalli foli për takimin e kryeministrit Edi Rama dhe presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ku paralelisht u mbajt edhe një protestë.
Gjithashtu shtoi se me të gjithë skandalet që kanë ndodhur nuk mund të thuhet nga ana e kryeministrit Rama se nuk ka dijeni, por tashmë ai e ka kthyer përgjigjen “përgjegjësi individuale” në një retorikë kryesore.
The post “Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi appeared first on GIJOTINA.