Parullat pikante: Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim

Ka nisur këtë mbrëmje në Tiranë protesta e 124-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e tij nga politika, ndërsa në pankartat e tyre nuk kanë munguar mesazhet ironike dhe kritikat ndaj qeverisjes.

Një pjesë e pankartave i referohet deklaratave të kryeministrit Rama gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku ai foli për mirëqeverisje dhe progresin e vendit.

 

gijotina.com/

The post Parullat pikante: Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim appeared first on GIJOTINA.