Heshtja e Ramës në OKB për Kosovën/ Bardhi: Histori e turpshme që s’duhet të kalojë në heshtje!

Për kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, Edi Rama po e përdor Kosovën për propagandë ditore, pas heshtjes së këtij të fundit në OKB, lidhur me dënimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk mjaftojnë deklaratat për konsum politik ditor.

Sipas tij, me rëndësi është qëndrimi i qartë i Shqipërisë dhe mbështetja konkrete në institucionet ndërkombëtare.

‘Kjo është një histori e turpshme që nuk duhet të kalojë në heshtje’, thekson në reagimin e tij Gazment Bardhi.

Statusi i Gazment Bardhit:

Edi Rama e përdor Kosovën për propagandë ditore, por kur vjen puna te qëndrimet në institucionet ndërkombëtare, fjalët mungojnë. Gjatë diskutimeve në OKB, Edi Rama nuk e përmendi asnjëherë Kosovën, UÇK-në apo liderët e saj.

Kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk mjaftojnë deklaratat për konsum politik ditor. Ajo që vlen është qëndrimi i qartë i Shqipërisë dhe mbështetja konkrete në institucionet ndërkombëtare. Kjo është një histori e turpshme që nuk duhet të kalojë në heshtje.

The post Heshtja e Ramës në OKB për Kosovën/ Bardhi: Histori e turpshme që s’duhet të kalojë në heshtje! appeared first on GIJOTINA.