Sherr masiv në Korçë, shoqërohen në polici tre persona

Në Korçë në mbrëmjen e sotme janë shoqëruar në komisariat tre persona, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Sipas të dhënave, një konflikt ka nisur mes tre personave, duke u goditur me njëri-tjetrin.

Mësohet se këta të fundit janë shoqëruar në komisariat, ndërsa ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post Sherr masiv në Korçë, shoqërohen në polici tre persona appeared first on GIJOTINA.