Arrestimi i drejtueses Vlora Hyseni/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, foli në një intervistë në Klan News për skandalin ku është përfshirë ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni.

Salianji shprehet se Hyseni u shkarkua nga Kurti në Kosovë për rrjedhje të informacioneve drejt Serbisë.

Ai shton se nuk ka qeveri në qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH.

Ervin Salianji: U shkarkua në Kosovë nga Kurti për shkak të rrjedhjes së të dhënave të Agjencisë Inteligjente të Kosovës drejt Serbisë. Kam kërkuar kur drejtoja Komisionin e Sigurisë informacion se si u emërua në krye të SHISH. Skandali është i përmasave të mëdha, nuk ka qeveri që qëndron në këmbë.

Pyetje: Sali Berisha iu akuzonte se drekoje me Agasin…

Ervin Salianji: Gomarllëqe. Se kush hante dreka e darka do të dalin. Nuk kam qenë asnjëherë tek “Kodra e Kuajve”. Jemi tek përmasat e një skandali shtetëror. Ish-drejtuesja e SHISH, ish-drejtori i Policisë, ai i policisë shkencore i jepnin informacione Ergys Agasit. Rama qeveris me banda. I përdor për vota dhe i shpërblen duke iu dhënë institucionet kryesore, të sigurisë kombëtare.

Ky skandal nuk mund të banalizohet me histori rozë.

SHISH ka shantazhuar politikanët, nga opozita por edhe kundërshtarët e tyre.

 

 

The post Arrestimi i drejtueses Vlora Hyseni/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH appeared first on GIJOTINA.